Shtëpia e Bardhë: Konfirmohet takimi Trump – Xi

31.03.2017 10:40
Shtëpia e Bardhë: Konfirmohet takimi Trump – Xi

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në pushimoren e tij Mar-a-Lago në Floridë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar mbrëmë se takimi i parë ndërmjet dy presidentëve, do të bëhet më 6 dhe 7 prill, duke i konfirmuar njoftimet që më herët gjatë ditës i kishte bërë Ministria e jashtme e Kinës.

Raportet e ardhshme të dy ekonomive më të mëdha në botë janë të paqarta, pas inaugurimit të Donald Trumpit, më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fushatës zgjedhore, zoti Trump e pat akuzuar Pekinin për politika jokorrekte tregtare dhe e ka kritikuar ndërtimin e një ishulli në Detin Jugor Kinez.