Shtënia me armë – homo duplex apo fenomen etnopsikologjik

Megjithëse trashëgimia e një populli konsiderohet si tërësi unike kulturore, individi trashëgon specifika vendore regjionale të cilat në rrethana të caktura dhe i motivuar nga stimuj të ndryshëm, shpërfaq ato si fenomene të cilat reflektojnë përkatësi kulturore gjeografike, por jo rrallëherë edhe inercion momental arkaik. Harta dhe konteksti gjeografik duke pasur parasysh jetën sociale si faktor kulturor, janë determinantë kryesorë të përcaktimit të sjelljeve njerëzore në shoqëri, e rrjedhimisht edhe fenomeneve të ndryshme që shfaqen në një kontekst të caktuar shoqëror.

Shtënia me armë – homo duplex apo fenomen etnopsikologjik

Disa procese që lidhen me historinë e një populli apo edhe me vetë jetën e individit si qenie,  ashtu sikur  kanë kohën kanë edhe momentin e tyre. E tillë ishte edhe shtënia me armë, e cila në të kaluarën tonë kishte qëllim dhe funksion konkret, pra kushtrimin përkatësisht lajmërimin e krushqve kur “merrnin nusen“ apo  manifestimin e ceremonialeve e gëzimeve të ndryshme  familjare.

Por, bartja  e këtyre fenomeneve nga një hapsirë autentike burimore  para një populli nga përmbajta heterogjen,  në rethanat e sotme ka një transpozicion të madh si emocional ashtu edhe  psikologjik dhe si e tillë shkakton gjendje objektivisht të papranueshme .

Një popull i qytetëruar  ruan dhe çmon kulturën e tij autentike,  por keqinterpretimi dhe keqpërdorimi i karakteristikave apo ritualeve  të caktuara në emër të  “tradicionales” qoftë me apo pa vetëdije, cenon vlerat e secilit popull, komb apo edhe vetë individit.

Në qoftëse problemit i qasemi nga pikëpamja socio – kulturore,  bartja e “ritualit” të shtënies me armë  nga origjina e tij autientike  paraqet një problem  tejet kompleks për shoqërinë tonë, e  mbi të gjitha shpërfaq një mentalitet të ashquajtur ”folklorizëm” i cili qoftë edhe nga ky këndvështrim i trajtuar, dëmton sërish  trashëgiminë shpirtërore të popullit.

Tiparë kundërthënës  neve shqiptarëve na kanë karakerizuar historikisht, si psh. temperamenti në njërën anë dhe durimi  në anën tjetër, por jo rrallëherë këto karakterisika janë përcjellur  edhe me nevojën e pamposhtur  për tu identifikuar me “tiparë burrërorë”.

Deliri i manifestimit të gëzimit bashkë me dramën e  rrezikut për jetën brenda një uniteti binar, sintetizon egon  njerëzore dhe logjikën e stoicizmit, e këto bashkë shpeshherë për  bilans kanë  sjellë fatalitetin njerëzor, fenomen ky që na ndjek edhe sot, e fatkeqësisht, akoma  nuk po ia dalim të mohojmë akte të tilla. Duhet  të kuptojmë se me ndryshimin e kushteve dhe rrethanave të jetës, natyrshëm  ndodhin edhe transformimet në shoqëri.

Si pranimin, ashtu edhe  refuzimin e fenomeneve të caktuara në shoqëri, duhet trajtuar si probleme socio-kulturore, që lëndojnë integritetin njerëzor  por dhe të pengojnë emancipimin e tyre. Duke qenë shoqëri në  zhvillim, duhet të kuptojmë  se krahas saj evoluojnë edhe proceset shoqërore në përgjithësi,  pra evoluimi ecë paralelisht me të gjitha transformimet që  ndodhin brenda saj   në të gjitha sferat e jetës, e këto etapa duhet akceptuar si normale.  Përveç tjerash, evoluimi nënkupton edhe trasnformimin e nivelit të traditës nga një periudhë kohore në një tjetër.

Duke e ndjekur këtë trasnformim në shoqëri, njeriu modern i nënshtrohet një dinamike të caktuar shoqërore, duke respektuar një rend sistematik, i cili  apriori nënkupton respektim të normave të asaj shoqërie. Pra, ç’do  tendencë për të justifikuar apo  relativizuar aktin e fenomeneve të tilla qoftë edhe aktin e  shtënies me armë gjithnjë në emër të ”tradicionales”, paraqet elementë të theksuar të problematikave etnopsikologjike.

Në anën tjetër,  paraqitet fenomeni homo duplex dhe   individi  i ndrydhur në mes veprimeve e dëshirave  të nxitura nga instikti, si dhe kufizimeve shoqërore si ndërgjegje kolektive, e cila në njëfarë  mënyre disiplinon dëshirat e vullnetit individual. Në këtë antagonizëm, gjejmë rivalitet midis integrimit apo jo të individit brenda normave shoqërore.

Në shoqëritë e bazuara në lidhje farefisnore ndërgjegjia kolektive është më e ulët, që  do të të thotë se sa më i pa integruar të jetë komuniteti, aq më “normal” cilësohet  fenomeni. Duke qenë homogjene për nga struktura,  në këto rrethana është mjaft  i  theksuar solidariteti,  i cili  poashtu është nxitës i madh i këtyre dukurive.

Në të kundërtën,  një shoqëri e integruar dhe me ndërgjegje  të lartë, marrëdhëniet shoqërore i vendos në funksion të artit dhe  shkencës ndërkaq perspektivën e saj e ndërton drejt  normave universale, si parime të vetme të një një mjedisi  modern.

Autorja është Doktorante e Edukimit dhe Ligjeruese Universitare