Shtatoret e ndërtuara pas luftës po fyejnë heronjtë

28.08.2017 13:08
Shtatoret e ndërtuara pas luftës po fyejnë heronjtë

Artisti, Alban Muja ka thënë se me shtatoret e ngritura në Kosovë më shumë i fyejmë heronjtë se sa që i kujtojmë ata.

Muja ka postuar një foto në, llogarinë e tij në Facebook, ku shihet shtatorja e Ismet Jasharit në Kumanovë.

“Siç e kam thane edhe me herët, 95 % te gjitha monumenteve (shtatoreve) te ndërtuara pas luftës me shume i fyejnë heronjtë se qe i kujtojnë ata, si te tilla shpresoj qe ka me ardh një ditë me i hjek krejt ose se paku me u zevendesu!”, ka shkruar Muja.

Muja po ashtu ka shkruar edhe një porosi për politikanët, ai është shprehur se “Politikanet nuk bën te vendosi për monumente, ata as punën e vete spo dine me ba, e la ma me vendos për art publik!”. /Insajderi.com