Shtatë persona të vdekur nga sulmi në Londër

Shtatë persona të vdekur nga sulmi në Londër

Arrin në shtatë numri i personave të vdekur nga sulmi i së mërkurës në qytezën Uestministër të Londrës.

Zëvendës Komisionerit dhe shefi kundër terrorizmit Mark Rowley  ka thënë se qindra detektivët kanë punuar gjatë gjithë natës, duke kryer bastisje në gjashtë lokacione shkruan BBC..

Në mesin e të vdekurve është  edhe një grua.

Sulmuesi goditi njerëzit me makinë, theri për vdekje një polic pranë Parlamentit britanik dhe më pas u vra nga policia.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se sulmi “i neveritshëm” goditi mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të lirisë së fjalës.

“Terroristët zgjodhën të sulmojnë zemrën e kryeqytetit tonë, ku njerëz të të gjitha nacionaliteteve, feve dhe kulturave mblidhen për të gëzuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të lirisë së fjalës”, tha May.