Shtatë herët kur dallimi në mes të Realit e Barcelonës ishte 10 pikë

Shtatë herët kur dallimi në mes të Realit e Barcelonës ishte 10 pikë

Derbi i Madridit i luajtur të shtunën, bëri që Barcelona e Real Madridi të kenë dallim 10 pikë në renditje.

Real Madrid e Atletico Madrid u ndanë baras pa gola, duke bërë që Barcelona të thellojë kryesimin si lider në kampionatin spanjoll, shkruan Insajderi.

Ky dallim i pikëve ka ndodhur disa herë në të kaluarën, por nuk ka ndodhur që më shumë se 20 vite.

Nga 1929-ta e largët deri në vitin 1995, duhet të theksohet se një fitore në futbollin spanjoll ka vlejtur vetëm dy pikë, që do të thotë se katër fitore, kanë pasur vlerën e tetë pikëve.

Në vitet 1929, 1950, 1952, 1981 dhe 1992, kjo diferencë (e katër fitoreve), arriti të përmbysej nga skuadra e cila në fund doli të jetë kampion.

Rikthimi më spektakolar kishte ndodhur në sezonin e largët 1928/29: Los Blancos po kryesonin në ligë me 12 pikë më shumë, derisa Barcelona pati një total të vetëm 5 pikëve.

Kishin mbetur 11 ndeshje për t’u luajtur, që do të thotë 22 pikë për t’u fituar, dhe Reali arriti të ruajë epërsinë e shtatë pikëve, ose thënë ndryshe epërsinë e katër fitoreve, përcjell Insajderi.

Barcelona në fund arriti që të fitojë titullin e kampionit të Spanjës, me një total të 25 pikëve.

Reali dorëzoi edhe një tjetër diferencë prej katër ndeshjeve në sezonin 1949/50. Duke kryesuar me 19 pikë pas 13 xhirove, rivali Atletico Madridi arriti që të përmbys sezonin në mënyrë sensacionale, duke arritur ta fitojë atë në fund me 33 pikë, kurse Reali mbeti me 31.

Kjo lloj përmbysje kishte ndodhur edhe pesë herë të tjera, madje ishte Atletico Madridi ajo që pësoi vetëm dy sezone më vonë, kur kampione u shpall Barcelona.

Më pas, të njëjtënn gjë e kishte bërë sërish Barcelona, kur i mori titullin Espanyolit. Në vitin 1981, kampion ishte shpallur Real Sociedadi, kur kishte përmbysur epërsinë e shtatë pikëve nga Atletico Madridi.

Kurse, në sezonin 1991/92, Barcelona arriti që dy herë të përmbys epërsinë në pikë të liderit Atletico Madridit, për t’u shpallur kampion në fund.

Në sezonin aktual, kanë mbetur 26 ndeshje për t’u luajtur, dhe matematikisht në rast se Reali apo Atletico arrijnë të përmbysin epërsinë prej 4 fitorevem, ata do të bëjnë atë çfarë kishte ndodhur shtatë herë në të kaluarën. /Insajderi