Shqyrtohen në Hagë ankesat e të dënuarve për krime të luftës në Bosnjë

Shqyrtohen në Hagë ankesat e të dënuarve për krime të luftës në Bosnjë

Në Tribunalin e Hagës sot fillon dëgjimi lidhur me apelin e ish-liderit kroat në Bosnjë Hercegovinë, Jadranko Përliq, dhe pesë personave të tjerë.

Këta gjashtë kroatë të Bonjës janë dënuar në vitin 2013 nga Tribunali i Hagës me burg në kohëzgjatje prej 10 e deri në 25 vjet, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në periudhën 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë.

Ky dëgjim pritet të zgjasë disa ditë.

Jadranko Përliq ishte dënuar me 25 vjet burg lidhur me akuza për vrasje dhe dëbim të myslimanëve gjatë lutës

Ai ishte president dhe më vonë kryeministër i të vetëshpallurit shtet i kroatëve të Bosnjës, me emrin Herceg-Bosnja, shkruan REL.

Të 6 personat e dënuar i kanë hedhur poshtë akuzat dhe kërkojnë proces të ri gjyqësor ose reduktim të dënimeve të tyre.