Shqiptarja, nëna e tre fëmijëve u ekstradua nga SHBA pas 18 vjetëve

Gruaja e martuar, nënë e tre fëmijëve të lindur në SHBA, pa dosje penale, të mërkurën është deportuar në Shqipëri, ndërsa bashkëshorti i saj ka thënë se nuk kanë pasur mundësi as të përshëndeten.

Shqiptarja, nëna e tre fëmijëve u ekstradua nga SHBA pas 18 vjetëve

Cile Precetaj (46) kohë më parë është ndaluar gjatë vizitës mujore Agjencisë Shtetërore për Imigrim dhe Dogana (ICE) në Detroit.

“Fëmijët janë të tmerruar, nuk e dalin vajin. Janë plotësisht të traumatizuar”, ka thënë Pete Gojcaj për Detroit Free Press të enjten dhe ka shtuar se ka marrë vesh se bashkëshortja i ishte deportuar vetëm kur i ishte lajmëruar nga Gjermania në orën 4 të mëngjesit duke i thënë se është rrugës për në Shqipëri në përcjellje të dy agjentëve të ICE, transmeton Insajderi.com.

Khaalid Walls nga Agjencia për Imigrim pretendon se familja është njoftuar se Cile Precetaj është në rend për deportim, shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”.

“Më shumë se dhjetë vjet, prej vitit 2007 deri në vitin 2018 ICE i ka lejuar të qëndrojë në vend pa u paraburgosur dhe derisa nuk shfrytëzohen të gjitha opsionet juridike të mbetet në liri. Më 26 prill përsëri ka ushtruar ankesë në Gjykatë ku ka pretenduar se nuk e cenon sigurinë kombëtare dhe publike, e as sigurinë e kufijve, por ICE  më nuk e klasifikon në kategori të të hujave. Të gjithë të cilët i shkelin rregullat e imigracionit mund të arrestohen, paraburgosen dhe të deportohen nga SHBA, ka thënë Walls.

Përndryshe Pete Gojcaj është imigrant kosovar i cili jeton në SHBA tashmë 30 vite dhe është pronar i një restoranti. Fëmijët e tyre i janë 8, 10 dhe 16 vjeç.

Cile për herë të parë ka kërkuar azil në vitin 2000 duke thënë në intervistë se kriminelët e rrezikshëm në Shqipëri kanë dashur ta kidnapojnë dhe ta shndërrojnë në prostitute.

“Dua që njerëzit të luten për ne”, ka thënë në një intervistë të cilën e ka dhënë përmes telefonit për Free Press para se ishte deportuar.

“Nuk kam kryer asnjë krim, në këtë vend kemi ardhur në kërkim të jetës më të mirë dhe arsimimit më të mirë për fëmijët tanë”, ka thënë dhe ka shtuar se shpreson që situata do të zgjidhet./Insajderi.com.