Shqiptarja dëbohet nga SHBA, pas 30 vjetësh qëndrimi (video)

11.11.2017 13:38
Shqiptarja dëbohet nga SHBA, pas 30 vjetësh qëndrimi (video)

Pesëdhjetëvjeçarja Zahrija Puroviq është kthyer të enjten në Malin e Zi nga Amerika, jo me dëshirën e saj, pasi u dëbua.

Pavarësisht se nuk kishte të dhëna kriminale dhe një mocion në pritje për qëndrim nga ana e Gjykatës Federale të Apelit, autoritetet e emigracionit urdhëruan dëbimin e saj, duke i prerë një biletë aeroplani në Detroit Metro Airport, transmeton albinfo.ch.

Ajo kishte qëndruar dhe punuar për 30 vjet në SHBA, ku ajo lindi dhe rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksat për shtetin.

“Ky është një shembull i mirë i deportimeve absurde që po shohim”, tha avokati i saj, Carrie Pastor. “Ajo nuk ka asnjë dosje penale… asaj iu mohua azili shumë vite më parë. Rasti i saj aktualisht është në pritje përpara Gjykatës së Apelit të SHBA për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë asnjë vendim… Ajo po dërgohet në një vend që nuk e ka parë për 30 vjet…”, shtoi ai.

Agjentët e ICE në aeroport thanë se gruaja do të rindalohej të hynte në SHBA për 10 vjet, por shtuan se familja mund të bëjë një kërkesë.