Futbollisti nga Kosova me nënshtetësi austriake, Ylli Sallahi ka shënuar një gol të pazakontë në Bundesligën e dytë të Gjermanisë.
Ai shënoi në humbjen 2:1 të skuadrës së tij, Karlsruher nga Nurnbergu. Mbrojtësi i majtë i dha epërsinë Karlsruherit.
Sallahi goditi nga rreth 30 metra, por topi qëlloi shpinën e një kundërshtari dhe përfundoi në rrjetë.
Ylli Sallahi më parë ka qenë nën fokusin e përfaqësueses së Kosovës, mirëpo ai publikisht kishte refuzuar Kosovën.
Mbrojtësi i majtë, që luan me Austrinë U-21, kishte thënë se do të vazhdojë të luajë me Austrinë, dhe e ka ëndërr të luajë me Austrinë A.
“Jam befasuar që Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur interesim për mua, por askush nuk ka folur me mua. Unë dëshiroj të luajë për Austrinë. Kjo është çfarë kam thënë dhe e kam bërë për një kohë të gjatë”, kishte thënë Sallahi.
Sallahi ka dalë nga akademia e klubit të njohur gjerman, Bayern Munich. /Insajderi.com
http://www.dailymotion.com/video/x5gup95_goal-sallahi-nurnberg-vs-karlsruher-0-1_sport