Shqiptari që qiti në haraç bizneset në Amerikë dënohet me 57 vjet burg

Shqiptari që qiti në haraç bizneset në Amerikë dënohet me 57 vjet burg

Banditi i cili udhëhoqi një ekip zhvatjeje  dhe haraçi me shqiptarë në Kuins u dënua me 57 vjet të premten.

Gjykatësi federal Eric Vitaliano e dënoi prerë me burg pasi anëtarët e jurisë thanë që ishte fajtor për shkatërrimin e pronarëve të bizneseve të vogla në Astoria.

Ky dënim i gjykatësit mund të jetë lehtësisht burgim i përjetshëm për 40-vjeçarin Dervishaj.

Dervishaj bashkëpunoi me Besnik Llakaturën, polic i Neë Yorkut në atë kohë, dhe Denis Nikollën. Llakatura dhe Nikolla i shpallën fajtor për rolet e tyre. Vitaliano dënoi Nikollën me 18 vite. Ish-polici po pret vendimin.

Njëri ndër njerëzit të cilin e kishin ndjekur kohët e fundit ishte një pronar restoranti. Treshja kishte marrë 24 mijë dollarë nga ai përgjatë pesë muajve.

Viktima bëri gabim duke hapur restorantin në “lagjen tonë,” ka thënë Dervishaj. Pronari i restorantit ka thirrur shokun e tij, Llakaturën, për ndihmë, por Llakatura e kishte këshilluar të mos raportonte në polici.

Sipas Llakaturës, Dervishaj ishte i lidhur me mafinë shqiptare, siç ishte Plaurenti vëllai i Dervishaj-t. Prokurorët kanë thënë që vëllai i Dervishaj-t jetonte i lirë në Shqipëri – edhe pse ishte i arratisuri më i kërkuar, dhe i kërkuar për vrasje të shumta.

Pronari i restorantit i kishte ikur një herë ndjekjes me armë nga Nikolla. Dervishaj më pas e kishte thirrur nga një telefon me pagesë dhe i kishte thënë që ai “kishte pasur fat kësaj here” por ai “nuk do të ketë më këtë fat.”