Shqiptari nga Shkupi që i ka hyrë garës për ta thyer një rekord ekstrem

Shqiptari nga Shkupi që i ka hyrë garës për ta thyer një rekord ekstrem

Shkupjani Ekrem Murtezi me sukses ka kaluar testin e parë për të sfiduar rekordin Guinnes për vrapim në kohë më të gjatë dhe pa ndalesë.

43-vjeçari nga Hasanbegu, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Belgjikë, vrapin e tij të sotëm e nisi nga kompleksi memorial në Haraçinë, për ta mbyllur në fshatin Llukar të Kumanovës.

Murtezi, 35 km i përshkoi për 3 orë e 47 minuta dhe me sukses e kreu testin e tij final për të sfiduar një rekord në vrap ekstrem.

Atleti shkupjan përmes Federatës së Atletikës të Belgjikës, apo asaj të Maqedonisë do të duhet të paraqesë kërkesë për të shënuar rekord të Guinnesit dhe të njëjtin do të mundohet të regjistrojë në Karadak.

“Po e kam vendosur sot me bë një maratonë, për të thyer një rekord gjithë shqiptar. Sot është koha shumë ekstreme, pasi nuk është rrafsh, por ka edhe disa tatëpjeta dhe rrafshina. Nuk do jetë lehtë, por do e provojë.”, tha për Alsat-M, Murtezi.

Ai vrapin e nisi në lartësi mbidetare prej 290 metra, mbi Haraçinë, për ta përfunduar atë në lartësinë mbidetare prej 1370 metrave, në fshatin Llukar të Likovës./rtklive.com