Një çift shqiptar me banim në Bari të Italisë ka dalë fitues në gjykatë në një proces ndaj Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Ekonomisë.

Shqiptari mund qeverinë italiane në gjykatë

Shqiptari mund qeverinë italiane në gjykatë

Një çift shqiptar me banim në Bari të Italisë ka dalë fitues në gjykatë në një proces ndaj Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Ekonomisë.

Bashkëshortët patën kërkuar rimbursimin e taksës mbi lejeqëndrimet, një kontribut shtesë i vendosur në vitin 2011 nga qeveria e kryesuar nga Silvio Berlusconi.

Sipas llojit të lejeqëndrimit, për studim, punë apo bashkim familjar, çdo emigrant ishte i detyruar të paguante nga 80 deri në 200 euro, shkruan tch.

Pas një sërë ankesash në seli kombëtare e ndërkombëtare, kjo taksë, e konsideruar e paligjshme nga Gjykata Europiane e Drjtësisë, u pezullua duke i hapur rrugë kërkesavë për rimbursim.

Çifti shqiptar i është drejtuar Gjykatës së Barit për të kërkuar kthimin taksës së paguar padrejtësisht. Ata kanë shpenzuar gjithësej 907 euro për këtë kontribut shtesë, i cili çdo herë shoqërohej me pullë-taksat, dërgesë postare e shpenzime të tjera.

Pas fitores së tyre, e dyta në Itali, bëhet më e lehtë rruga për qindra mijëra emigrantët që mund të kërkojnë rimbursimin.

Llogaritet që rreth 1 milion persona të kenë paguar dhe nëse të gjithë do të paraqesnin kërkesë për kthimin e taksës, shtetit italian do t’i duhej  të nxjirrte nga arka rreth 500 milionë euro.