Shqiptari i Maqedonisë, Alioski: Rezultati ishte i padrejtë

Autori i golit të vetëm të Maqedonisë, Egzijan Alioski, i cili është një nga futbollistët me origjinë shqiptare të fqinjëve, u zhgënjye nga rezultati përfundimtar i takimit.

Shqiptari i Maqedonisë, Alioski: Rezultati ishte i padrejtë

“Jam shumë i lumtur për golin që shënova, por jo për rezultatin. Shqipëria pati një shans me goditje standarte dhe e shfytëzoi. E dinim që ishin të fortë në goditje standarte, por tashmë nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne kishim shanse për të barazuar, por nuk ia dolëm”, tha Alioski për TVSH.

Sa i përket ecurisë të dobët në rezultate të Maqedonisë prej shumë ndeshjesh, Alioski tha:

“Nuk i shohim statistikat, ne po punojmë mirë. Komplimente edhe për Shqipërinë”, përfundoi Alioski. /Insajderi.com