Shqiptari lë “pezull” zvicëranët, thotë se mund ta zgjedhë Kosovën

23.09.2016 17:07

Florent Hadergjonaj e ka pranuar se ka pasur kontakte me selektorin e Kosovës, Albert Bunjakin, por ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do t’i bashkohet ekipit përfaqësueses kosovar apo jo.

Shqiptari lë “pezull” zvicëranët, thotë se mund ta zgjedhë Kosovën

Mbrojtësi që aktivizohet në Bundesligën gjermane me Ingolstadt, Florent Hadergjonaj si duket ende nuk është bindur nga Albert Bunjaki që t’i bashkohet Kosovës.

Në një prononcim për Blick, djaloshi nga Deçani ka pranuar se ka pasur kontakte me Kosovën, por ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do t’i bashkohet ekipit të Albert Bunjakit.

“Sigurisht që kam pasur kontakte me Kosovën për të luajtur për ta dhe kjo gjë më nderon mua. Kam komunikuar në mënyrë të qartë me ta dhe i kam treguar se momentalisht jam i fokusuar vetëm tek klubi im”, deklaroi Hadergjonaj për ‘Blick’.

“Në një të ardhme të afërt do ta mësoni të gjithë se në cilën përfaqësuese do të luaj. Çdo gjë tjetër është e trilluar”, tha Hadergjonaj i cili e la të hapur derën për t’iu bashkuar Kosovës.

21-vjeçari ka të drejtë të luaj edhe dy ndeshje me Zvicrën U21 pastaj të zgjedhë se me cilën përfaqësuese A të luajë. Përveç Zvicrës, Hadergjonaj mund të zgjedh nëse do t’i bashkohet Kosovës apo Shqipërisë. /Insajderi.com