Shqiptari kërcënon ish-­të dashurën rumune: Të vras nëse del me dikë tjetër

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Breshia të Italisë, pasi kishte muaj që kërcënonte me jetë dhe përndiqte ish-­të dashurën e tij rumune.

Shqiptari kërcënon ish-­të dashurën rumune: Të vras nëse del me dikë tjetër

Sipas mediave italiane, në pranga ka përfunduar 35 ­vjeçari i cili ishte xheloz dhe nuk pranonte ndarjen nga e dashura.

Policia vendase ka deklaruar se shqiptari kishte tre muaj që e përndiqte, madje duke e kërcënuar edhe me jetë, shkruan gazeta Shekulli.

“Nëse del me dikë tjetër do të të vras”, mësohet t’i ketë thënë shqiptari rumunes. Duke cituar policisë, mediat italiane shkruajnë: “Ai e përndiqte në telefon, ushtronte dhunë psikologjike, madje i shkonte edhe te vendi i punës, duke e kërcënuar”.

Madje shqiptari e kishte kërcënuar se do të blinte një pistoletë dhe do të bënte masakër nëse ajo nuk kthehej me të. /Insajderi.com