Shqiptari kërcënoi se do ta hidhte pallatin në erë

10.06.2018 08:13
Shqiptari kërcënoi se do ta hidhte pallatin në erë

Një shqiptar i cili jeton në Itali ka kërcënuar se do të hidhte në erë pallatin ku ai banonte. Ngjarja ka ndodhur në Pontedera, ku 41-vjeçari spërkati  apartamentin me benzinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i cili vuante nga xhelozia, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij dhe në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi. Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për tentative vrasje në rrethana familjare. /Ora News/