“Shqiptarët do të bëjnë gjithçka për ta ndaluar Gjykatën Speciale”

“Shqiptarët do të bëjnë gjithçka për ta ndaluar Gjykatën Speciale”

Duke folur për refuzimin e kërkesës së tij nga autoritetet e shtetit kosovar për ta vizituar Kosovën, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se problemi i madh i shqiptarëve është themelimi i Gjykatës Speciale.

Në një intervistë me TV Pink në Serbi, kandidati për President të Serbisë ka thënë se shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që të ndalojnë themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, njofton Insajderi.

“Kam frikë se kjo [Gjykata Speciale v.j] është shumë më e rrezikshme për ne, serbët, se sa për shqiptarët që duhet të jenë objektiv i ndjekjes penale. Shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta ndaluar atë”, tha Vuçiç.

Siç është bërë e ditur sot, vizita e planifikuar e Vuçiqit për ditën e mërkurë në Leposaviç është anuluar. Kërkesa e tij për vizitë në Kosovë është refuzuar nga Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com