Shqiptarët konsumojnë më së paku birra në rajon

Shqiptarët konsumojnë më së paku birra në rajon

Shqiptarët duket se nuk konsumojnë shumë birra. Kjo vërehet edhe në bazë të statistikave, ku konsumojnë më së paku birra në rajon.

Sipas të dhënëve nga Ministria e Financave të Shqipërisë, konsumi për frymë (banor) të jetë 22 litra.

Italia konsumon 26 litra për frymë të konsumit të birrës. Më pas vijnë Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi. Kroacia është ajo që mban edhe rekordin në rajon, me 76.6 litra për person, shkruan ‘monitor’.

Duhet theksuar se për Maqedoninë dhe Kosovën, shifrat nuk janë të disponueshme, përcjell albinfo.ch.

Rekordin në botë e mban Çekia me 142 litra. Ndërkohë, Austria dhe Gjermania vijnë respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt, kurse listën e 10 vendeve me konsumin më të lartë për banor e mbyll Rumania me 92.1 litra.