Shqiptarët duke hyrë ilegalisht në Britani përmes një kamioni

Shqiptarët duke hyrë ilegalisht në Britani përmes një kamioni

Kjo foto e katër shqiptarëve në rimorkion e një kamioni tregon se si rrjeti kriminal është duke futur migrantët ilegalë në Britani.

Fotoja është shpërndarë në një grup të Facebookut të cilin trafikantët e përdorin për të joshur më shumë njerëz të cilët dëshirojnë të migrojnë në Britani. Fotografi të tjera që qarkullojnë në internet tregojnë se të rinjtë paguajnë mijëra funte për të siguruar një vend në pjesën e pasme të kamionit.

Në një foto, shihen katër meshkuj që bëjnë një ‘selfie’ teksa ishin të shtrirë në pjesën e pasme të një kamioni, raporton Daily Mail. Ata, po ashtu, shihen duke mbajtur nga një tubë përmes së cilit merrnin ajër të freskët gjatë udhëtimit, transmeton koha.net.

Së bashku me këtë fotografi, e cila është publikuar në gusht të 2016-ës, ishte edhe mbishkrimi “Rrugës për në Londër”.

Është postuar në një grup të Facebookut i cili ka disa fotografi të tjera në të cilat thuhet se premtojnë marrjen e pasaportave të rreme dhe se do të fitohen shuma të mëdha parash në Britani.

Image