Shqiponja sulmon vajzën 8-vjeçare

Shqiponja sulmon vajzën 8-vjeçare

Ky është momenti i frikshëm kur një vajzë 8-vjeçare u sulmua nga një shqiponjë e artë, pasi zogu grabitqar e ngatërroi me gjahun e vet gjatë një festivali të gjuetisë me shqiponja në rajonin Issyk-Kul në Kirgizstan.

Vajza u shpëtua nga ndërhyrja e shpejtë e mbajtësve të shqiponjave që merrnin pjesë në festival për të demonstruar aftësitë e tyre në gjuetinë me zogjtë grabitqarë.

Mjeku që e kuroi në spitalin rajonal tha se ajo kishte shumë gërvishtje në shpinë nga kthetrat e shqiponjës.