Shqipëria vendi i tretë në Evropë për nga numri i të burgosurve

Shqipëria vendi i tretë në Evropë për nga numri i të burgosurve

Shqipëria është vendi i tretë me numrin më të madh të të burgosurve në Evropë, raporton Insajderi, bazuar në një hulumtim që e kanë kryer “EU Observer”.

Fiks 5 mijë e 722 shqiptarë janë të burgosur në burgje të ndryshme në Evropë.

Por më së shumti të burgosur në kontinentin e vjetër ka Maroku.  Janë plot 11 mijë e 700 të burgosur.

Megjithatë Rumania është vendi pjesë e BE-së, me numrin më të madh të banorëve që janë të burgosur, sipas një raporti të gazetarëve që kanë mbledhur të dhëna prej 25 vendeve të BE-së përjashto Kroacinë, Maltën dhe Qipron, raporton Insajderi.

Janë mbi 11 mijë e 500 rumun të burgosur gjithandej Evropës. Vendin e katërt e mbanë Turqia me 4 mijë e 798 të burgosur ndërsa Polonia me 4 mijë e 449 zë vendin e pestë në Evropë./Insajderi.com