Shqipëria në ditët e fundit të regjimit komunist

Shqipëria në ditët e fundit të regjimit komunist

Këto foto të rralla janë bërë nga Nicole Bengiveno kur Shqipëria po përjetonte ditët e fundit të komunizmit.

Duket se Shqipëria kishte prekur fundin.  Ishim një nga vendet më të varfra në planet, shkruan mediumi shqiptar Mapo.

Sot, 26 vjet më pas, Shqipëria ka ndryshuar shumë, edhe pse pesimizmi mbetet i madh.

Por në këto ditë kur kemi kaq shumë pikëpyetje, një autor i revistës Finance Magnates e cilëson Shqipërinë një diamant që po pastrohet dhe del në dritë.

David Gyori ka takuar 25 bankierë kryesorë në Shqipëri dhe ka mbetur i befasuar.

“Përpara se të ulesha në aeroportin Nënë Tereza (ajo është shqiptare), kisha frikë. Mendoja se do shkoja në një vend absolutisht të paorganizuar, të pabesueshëm dhe pa shpresa. Isha totalisht i gabuar. Isha viktimë e stereotipeve negative për këtë vend (krimi, korrupsioni, mungesa e transparencës, varfëria e shumë të tjera)”.

Gyori ka mbetur i befasuar nga një vend me ambicie, ku njerëzit flasin përgjithësisht mirë anglisht, janë të hapur dhe kanë një edukim të mirë.

Bread Lines

Bread Lines