Shqipëria mposhtet në Itali

Shqipëria mposhtet në Itali

Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbjen e tretë më radhë, pasi është mposhtur nga Italia me rezultat të pastër 2:0.

Golat për Italinë në këtë ndeshje i shënuan Daniele de Rossi nga penalltia dhe Ciro Immobile.

Pas kësaj humbje gjasat e Shqipërisë për një vend në Kupën e Botës janë zvogëluar, pasi renditet e katërta me 6 pikë, 7 më pak se sa Spanja dhe Italia në pozitat e para. /Insajderi.com