Shqipëri, nusja tenton të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën

Shqipëri, nusja tenton të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Stajkë të Shkodrës. Ela Palushi tentoi t’i vendoste flakën vjehrrës dhe kunatës, por fatmirësisht ngjarja u mbyll pa lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Ka qenë burri i saj dhe anëtarët e tjerë të shtëpisë që parandaluan përshkallëzimin e ngjarjes duke mos e shndërruar në një tragjedi, raporton mediumi shqiptar Shekulli.

“Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P,  shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informon policia.

Autorja është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.