Në Shqipëri konfiskohet sasi rekorde e drogës

Në Shqipëri konfiskohet sasi rekorde e drogës

Për më shumë se 3 ditë, policia ka kryer një operacion antikanabis në të gjithë rrethin e Matit, duke asgjësuar të paktën 13 mijë rrënjë bimë narkotike, si dhe sekuestruar 3 tonë bimë gjysmë të tharë, gati për t’u paketuar, njofton Top Channel. 

Bima narkotike u gjet në territorin e fshatit Rremull, gjatë kontrollit në banesën e Shpëtim Likës, i cili u shpall në kërkim.

Banesa nuk ishte e banuar, por ajo administrohet nga 45-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili dyshohet se po e përpunonte drogën.

Ndërsa në vendin e quajtur Përroi i Kurvajës u gjetën 4 parcela, ku ishin kultivuar 4.000 rrënjë gjithsej, që u asgjësuan në vend me anë të djegies, në prani edhe të prokurorëve.

Policia, në një deklaratë të sajën mohoi që të ketë punonjës policie të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.