Shqipëri, dënohet me burg një ish-ministër

Shqipëri, dënohet me burg një ish-ministër

Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të enjte me një vit e 8 muaj burg ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera. Ish-ministri në qeverisjen e PD është shpallur në seancë fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, njofton Top Channel.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorët e tij Artevis Mene dhe Elisabeta Dodbiba janë dhënë 10 muaj burg, ndërkohë që shtetases Alda Kozaj i njëjti dënim i është konvertuar në shërbim prove.

Gjykata e Tiranës ka vendosur gjithashtu t’u heqë ish-zyrtarëve të drejtën për të mbajtur poste të tilla për të paktën 5 vjet./Insajderi.com