Shqipëri, barazi gjinore në bordet e ndërmarrjeve publike

Shqipëri, barazi gjinore në bordet e ndërmarrjeve publike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar një vendim qeveritar që imponon që në bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike të ketë 50 për qind gra.

Këtë zotim ai e ka dhënë në një takim me anëtaret e forumit të gruas të Partisë Socialiste, njofton Top Channel.

“Është PS që solli në qeverinë e vendit aq gra saç nuk kishin hyrë në qeveri në 23 vjet të marra së bashku. Tani duam të marrim një tjetër iniciativë dhe të imponojmë me vendim qeverie që të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike të ketë 50% gra dhe vajza e 50% burra e djem”, është shprehur kryeministri Edi Rama”, ka thënë Rama./Insajderi.com