Shqipëri, 15-vjeçari vret me armë vëllanë më të vogël

Shqipëri, 15-vjeçari vret me armë vëllanë më të vogël

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme, në fshatin Petoq në Fan të Mirditë.

Policia bën me dije se  2 vëllezër të mitur, konkretisht E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, ku duke luajtur me një armë zjarri automatik,   E.T. nga pakujdesia  ka vrarë vëllain e tij D.T.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.

Arma e zjarrit automatik si dhe  2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

E.T.,  babai i tij, si dhe  disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia bën me dije se grupi hetimor  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për  zbardhjen e plotë të  ngjarjes.