Shqip, turqisht dhe boshnjakisht – kandidati për kryetar me program në tri gjuhë

Shqip, turqisht dhe boshnjakisht – kandidati për kryetar me program në tri gjuhë

Kandidiati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, është i vetmi kandidat për kryetar që ka publikuar plan-programin e tij për komunën në tri gjuhë të ndryshme: shqip, turqisht dhe boshnjakisht.

Kabashi, plan-programin e përpiluar e ka publikuar edhe në internet – po ashtu në të trija gjuhët.

Lulzim Kabashi është përzgjedhur nga AAK-ja që të garojë për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në Prizren, në garë për kryetar janë edhe Hatim Baxhaku i LDK-së, Mytaher Haskuka i VV-së, Shaqir Totaj i PDK-së, Veton Çipa i Alternativës dhe Emilia Rexhepi e Partisë së Re Demokratike. /Insajderi.com