Shpresa e AAK-së që ta mbajë Istogun pavotuar sërish

Shpresa e AAK-së që ta mbajë Istogun pavotuar sërish

Sekretari Ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj ka paralajmëruar se ky subjekt politik do të bëjë ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e PZAP-së për rivotim në komunën e Istogut.

Tolaj është shprehur i bindur që Supremja ashtu sikurse në disa raste të tjera do ta rrëzojë vendimin e PZAP-së.

“AAK do te ankohemi ne Supreme. sikurse ne disa raste tjera besojmë që do të vendosë për rrëzimin e vendimit të PZAP dhe Istogu do ta ketë kryetarin e tij Gani Dreshajn”, ka thënë Tolaj në TV Dukagjini./Insajderi.com