Shpjegimi i RTV Dukagjinit për refuzimin e Abrashit në duel me Ahmetin

08.11.2017 21:11
Shpjegimi i RTV Dukagjinit për refuzimin e Abrashit në duel me Ahmetin

Arsyetimi i LDK-së dhe shtabit zgjedhor të kësaj partie mbi mospjesëmarrjen e kandidatit të tyre duke e akuzuar RTV Dukagjinin, se kanë publikuar paraljmërimin për pjesëmarrje pa e marrë konfirmimin e tyre, e ka hedhur poshtë vet televizioni.

Ja arsyetimi i tyre:

RTV Dukagjini menjehere pas raundit te pare u ka dergur te gjitha shtabeve zgjedhore axhenden e debateve qe do te zhvillohen ne kuader te Duel D.

RTV Dukagjini u ka sqaruar poashtu shtabeve qe ne rast se njeri nga kandidatet nuk vjen, atehere Duel D do te zhvillohet vetem me njerin kandidat.

Nderkohe, ne shprehim keqardhje per mos pranine e kandidatit te LDK-se per Prishtinen, Arban Abrashi  dhe duam te njoftojme audiencen e gjere qe Shtabi Zgjedhor i LDK-se nuk ka derguar asnje informate zyrtare per mospjesemarrje te kandidatit te tyre ne debat.

RTV Dukagjini do te vazhdoj agjenden e debateve ashtu sic u ka derguar shtabeve duke e konsideruar si te mbyllur debatin per Prishtinen.

RTV Dukagjini ka qene ne kontakt te drejteperdrejte me shtabin zgjedhor te LDK-se dhe kemi pasur bashkepunim te mire.

Pas raundit te pare e deri me sot ne Duel D kane marre pjese keta kandidat te LDK-se: Shaip Surdulli, Mehmet Krasniqi, Sali Asllanaj, Xhafer Tahiri, Lutfi Haziri dhe Selim Kryeziu.