“Shpikja” Thaçit: Libri është shënimi i dijës

“Shpikja” Thaçit: Libri është shënimi i dijës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar sot për Ditën Ndërkombëtare të Librit.

Nuk ka shumë muaj që presidenti Thaçi ka promovuar librin e tij biografik dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit ai ka kujtuar për vlerën të cilën e ka libri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se libri është shënimi i dijes, shkencës dhe letërsisë.

“Dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor”, ka shkruar Thaçi.

Mirëpo përveç kësaj presidenti Thaçi ka thënë se kjo ditë na fton për të mbrojtur edhe të drejtën e autorit.

“Kjo ditë, përpos botimit, leximt dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore. Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”, ka shkruar ndër tjera Thaçi.

Së fundi presidenti Thaçi ka publikuar librin e tij biografik të shkruar nga dy gazetarë të famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Libri i cili ka ngjallë debat në Kosovë, tash e tutje mund të blihet nëpër libraritë në mbarë botën dhe është botuar fillimisht në gjuhën angleze. /Insajderi.com