Shpikësi ekscentrik ka pranuar detajet tmerruese të masakrimit të gazetares

"Ndërkohë që ia kam prerë kokën mu kujtuar filmi "Se7en" (Shtatë) me Brad Pitt-in..."

Shpikësi ekscentrik ka pranuar detajet tmerruese të masakrimit të gazetares

Para dy javësh në Kopenhagë filloi gjykimi i Peter Madsen-it, inxhinierit dhe shpikësit danez të akuzuar për vrasje të gazetares Kim Wall. Në gjykim duhet të vërtetohet se çfarë ka ndodhur saktësisht në nëndetësen e Madsen-it më 10 gusht të vitit të kaluar dhe të zbulohet karakteri i njeriut të aftë për të kryer vrasje kaq të pështirë.

Madsen në fillim e mohoi krimin, ndërsa më vonë e ndërroji pllakën. Versionin e vet të tregimit disa herë e ndryshoi, por ende mbetet në atë se gazetarja ka vdekur aksidentalisht. Ai pretendon se atëherë e kishte kapur paniku, ia copëtoi trupin dhe pjesët i gjuajti në det.

Mirëpo, dje, në ditën e dytë të gjykimit, doli në shesh se kishte menduar në filmin e popullarizuar nga vitet e 90-ta “Shtatë”, derisa ia priste kokën Kim Wall në nëndetësen e vet, shkruan Telegraph britanik.

47 vjeçari ishte i pafytyrë dhe kërcënues ndaj prokuorit Jakob Buch-Jepsen derisa ai lexonte deklaratën e tij dhënë policisë. Ai ka përshkruar se si i kishte rënë në mend trileri me Brad Pitt-in derisa ia priste kokën dhe pjesët tjera të trupit.

“Mendoj se në deklaratë nuk ka asgjë jo natyrale”, ka thënë ai në gjykim. “Në atë film ka skena ku një personi i pritet koka”, transmeton Insajderi.com.

Peter Madsen ishte i njohur në Danimarkë para arrestimit. E kanë ditur si një shpikës i cili ëndërron mbi hulumtimin e botëve të panjohur. E kishte ndërtuar nëndetësen e vet dhe kishte planifikuar udhëtim në gjithësi.

Tani është ballafaquar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim, masakrim të vdekurin dhe sulm seksual ndaj Wall (30), e cila e kishte shoqëruar në nëndetëse  duke shkruar një artikull për gazetë. Prokurorët pretendojnë se bëhet fjalë për “kontrol freek” i cili imagjinonte mbi keqtrajtim, vrasje dhe komandim të femrës. Konsiderojnë se e ka kryer krimin për të kënaqur fantazinë e tij seksuale.

Në gjykatë kohë pas kohe e ulte kokën dhe i vendoste duart në fytyrë sikur të ndiente dhembje, por kur filloi dëgjimi, atëherë ai u hap.

Ai pretendon se gazetarja kishte vdekur pasi që ndodhi një prishje në nëndetëse dhe dhoma u mbush me gazra toksike. Atëherë atë e kishte zënë paniku dhe vendosi ta largojë trupin. Mirëpo, ka pranuar se me ndihmën e një kaçavide të gjatë 50 cm e masakroi trupin e Kim-it, dhe se ka shikuar filmin e animuar rus “snuff” në të cilin ia presin kokën një gruaje, si dhe që është interesuar shumë për Marcel Lychau Hansen, vrasësin famëkeq serik nga Danimarka. Ka thënë se me kaçavidë i bëri vrimat nëpër gjoks në mënyrë që të jetë i sigurt që trupi do të fundoset në ujë.

“E kam shpuar në disa vende në trup që të mos fryhet. Mora sendin e parë që mu gjend afër dorës. Nuk ka asgjë seksuale ne atë se ka pasur vrima në vagjinë. Kuptoj përse kështu mund të mendoni, por në këtë, sa më përket mua nuk ka pasur asgjë seksuale”, ka pretenduar Madsen në gjykatë. Filmi i animuar “snuff” i një artisti rus u shfaq në gjykatë dhe në të paraqiten ushtarët mongol të cilët e ngulin gruan e zhveshur në hu, dhe më pas ia presin kokën.

Është paraparë që gjykimi të zgjasë 12 ditë, ndërsa aktgjykimi pritet të shpallet më 25 prill./Insajderi.com.