I shpëtoi burgut në Iran por vritet në Stamboll

I shpëtoi burgut në Iran por vritet në Stamboll

Themeluesi i drejtori i televizionit në gjuhën persiane, Gem TV, është vrarë dje në mbrëmje në Stamboll.

Saeed Karimian, 45-vjeçar, u vra me armë zjarri në lagjen Maslak, bashkë me partnerin e vet në biznes nga Kuvajti.

Automjeti i përdorur në vrasje u gjet i djegur. Policia turke ka nisur hetimet.

Më parë, Karimian është gjykuar në mungesë nga një gjykatë e Teheranit dhe u dënua me gjashtë vjet burg, për shpërndarje të propagandës kundër Iranit.

Raportohet se Karimian vdiq menjëherë pasi të persona të armatosur – që besohet se ishin të maskuar – qëlluan mbi të nga një automjet dje në mbrëmje, ndërsa partneri i tij në biznes vdiq nga plagët në spital.

Gem TV, i cili i sinkronizon emisione të huaja dhe të Perëndimit në gjuhën persiane dhe i transmeton në Iran, është kritikuar nga Irani se po transmeton programe të cilat janë kundër vlerave të islamit dhe është akuzuar se po e shpërndan kulturën e Perëndimit.