Shpërthim në një shkollë në Amerikë, dy persona të zhdukur

Shpërthim në një shkollë në Amerikë, dy persona të zhdukur

Shërbimi i zjarrfikësve i qytetit amerikan Mineapolis ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur dhe se një tjetër është ende janë në kërkim pas shpërthimit në shkollën fillore në këtë qytet.

Pas këtij shpërthimi ndërtesa e shkollës është shembur shkruan Asociated Press.

Komandanti i zjarrfikësve lokal John Frutel tha se trupi u gjet nën rrënojat dhe se të dy personat ishin të punësuar në shkollën private të krishterë nga e cila u njoftua se të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët marrin pjesë në programin e shkollës verore janë të sigurt.