Shpërthim në një lokal në Pejë, dy të lënduar

Shpërthim në një lokal në Pejë, dy të lënduar

Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një dyqan. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Ka ndodhur një shpërthim në një dyqan. Dyshohet se është një bombol gazi”, ka thënë Ibraj për Gazetën Insajderi.

Sipas tij, nga ky shpërthim është lënduar një dy persona, të cilët janë dërguar në spital për tretman.

Ibraj ka shtuar se policia po i merr masat e nevojshme rreth rastit. Në vendin e ngjarjes është edhe njësiti i zjarrfikësve./Insajderi.com