Shpërthim në New York – pesë të plagosur

Shpërthim në New York – pesë të plagosur

Pesë persona janë plagosur, pas shpërthimit që ka ndodhur sot në New York në një gyp të gazit.

Shpërthimi i gypit ka ndodhur në lagjen Manhatan, poshtë “Fifth Avenue”. Siç raportojnë mediat amerikane, shpërthimi i tubit shkatërroi një pjesë të asfaltit dhe pastaj u shfaq një re e bardhë në lartësi prej dhjetëra metrave, transmeton kp.

Për shkak të sigurisë janë evakuuar banorët nga 28 ndërtesa për rreth perimetrit të shpërthimit.