Shpërthim në New York, lëndohen pesë persona

Shpërthim në New York, lëndohen pesë persona

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen Bronks të New Yorkut, me ç’rast janë lënduar pesë persona dhe janë djegur pesë shtëpi.

Ekipet për shuarjen e zjarrit ishin të pranishëm në momentin kur ndodhi shpërthimi, njofton New York Times, raporton Insajderi.

Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi u ndje sikur të ishte një bombë e madhe. /Insajderi.com