Shpërthim në metro të Londrës

Shpërthim në metro të Londrës

Policia britanike ka kumtuar për se i është dhënë ndihma mjekësore “një numri të vogël të njerëzve” pas një shpërthimi “të vogël” në stacionin e metrosë në Southgate, në pjesën veriore të Londrës.

Ajo pretendon se shpërthimi i mbrëmshëm në stacionin e metros me siguri nuk ka lidhje me terrorizëm, porse hetimet po vazhdojnë.

“Nuk ka pasur të lënduar rëndë dhe hetimet janë duke u zhvilluar”, ka kumtuar policia nëpërmes të Twitterit , transmeton Reuters.

Diçka më herët, policia ka pretenduar se po e heton shkakun e shpërthimit si dhe i këshillon banorët e Londrës që ta shmangin këtë rajon./Insajderi.com.