Shpërthim në Izmir të Turqisë, vriten dy të dyshuar të sulmit

Shpërthim në Izmir të Turqisë, vriten dy të dyshuar të sulmit

Një shpërthim i dyshuar me makinë bobmë ka goditur një gjykatë në qytetin turk të Izmirit,  pasuar me të shtëna me armë mes policisë dhe dy terroristëve të dyshuar.

Të paktën tre persona janë plagosën nga shpërthimi,  ku një numër i madh i gjyqtarëve dhe avokatëve kanë qenë në hyrje të gjykatës në atë kohë, raporton The independent.

Të shtëna të armëve janë dëgjuar në mes të policisë dhe dy personave të dyshuar se kanë orkestruar sulmin, raporton CNN Turk. Një nga burrat është vrarë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari i dytë më pas u qëllua nga policia jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, kanë thënë burime për Reuters.

Pamjet e publikuar të cilat janë filmuara nga ndërtesat përreth tregojnë se një automjet është i përfshirë në zjarr në parkingun e ndërtesës.

Shërbimet e ambulancë dhe ato emergjente kanë nxituar për në vendngjarje dhe njerëzit janë zhvendos për shkaqe të sigurisë, mes frikës nga një tjetër shpërthim bombe./Insajderi.com