Shpërthim i madh në një fabrikë kimike në Çeki

Çekia në panik pas shpërthimit në depo me substanca të panjohura, së paku 6 njerëz kanë vdekur!

Shpërthim i madh në një fabrikë kimike në Çeki

Së paku 6 persona kanë vdekur në një shpërthim i cili ndodhi në fabrikën kimike “Unipetrol” në Çeki, lajmërojnë mediet e agjencisë.

Shumë njerëz janë lënduar në shpërthim, lajmëron zëdhënësja e zjarrfikësve lokal Vladimira Kerekova.

Fabrika Unipetrol e cila prodhon gomë sintetike dhe polistirerol është e vendosur në veri të Pragës në qytetin Kralupy në Vitavi. Menjëherë pas shpërthimit është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e drejtorisë së fabrikës.

Kryebashkiaku Petr Jolecek ka deklaruar për televizionin publik të Çekisë se ka shpërthyer depoja e substancave tash për tash të panjohura. Gjithashtu ka theksuar që beson se nuk ka rrezik për qytetarët./Insajderi.com.