Shpërthen përsëri Nano kundër Ilda Bejlerit: Qenia më vulgare që kam parë

Shpërthen përsëri Nano kundër Ilda Bejlerit: Qenia më vulgare që kam parë

Replikat dhe kundëreplikat mes analistit Mustafa Nano dhe prezantueses Ilda Bejleri mesa duket nuk do të mbyllen me kaq, kjo pas shpërthimit të sotëm të Nanos.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” Mustafa Nano nuk i ka kursyer sërish akuzat ndaj prezantueses, e kësaj here ka shkuar më tutje, duke e quajtur një njeri vulgar.

Moderatori: Kur e pe Ildën gjysmë zhveshur në ekran atë ditë, u eksitove apo jo?

Nano ka thënë se bezdiset nga veshja vulgare, duke thënë se i vjen turp që e ka përmendur emrin e një vulgare.

“Mua nuk më eksiton mishi por finesa eleganca, pra gjëja në momentin e duhur. Mua më bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar. Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vulgareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit. Unë e gjykova në planin estetik, dhe e dyta që më shqetëson është një lloj hiperseksualizimi që po i bëhet hapësirës publike”.

“Unë kam qenë edhe në plazhe nudo, dhe nuk më bezdis mua nuditeti, përkundrazi ndihem mirë. Por në plazh nudo midis një vajze që ka veshur tanga dhe është pothuajse lakuriq dhe midis një vajze tjetër që është pak më e veshur, mua më pëlqen dhe më eksiton kjo e dyta. Problemi është që deri ku do të shkojë kjo lakuriqësi?!”,  u shpreh ai.