Shpërthen dhuna në Uashington, protestuesit kundër Donald Trump

Shpërthen dhuna në Uashington, protestuesit kundër Donald Trump

Situata ka eskaluar në dhunë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington, përkundër sigurisë së madhe për shkak të inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

Një grup i protestuesve të maskuar, disa prej të cilëve mbanin me vete simbole anarkiste, kanë goditur me mjete të forta disa dritare të bizneseve të Uashingtonit, raporton Independent.

Një njeri i veshur me rroba të zeza, ka thyer xhamin e kompanisë McDonald’s, derisa të tjerët kanë thyer shportat e bërllogut në qytet.

Ngjarja ka ndodhur afër ndërtesës së Capitol Hill, ku pritet të bëhet inaugurimi I Donald Trump si president I SHBA-ve. /Insajderi.com