Përmes një post" />

Shpërthejnë pakënaqësitë lidhur me marrjen e meritave për vizat – reagon këshilltari i Haradinajt

Shpërthejnë pakënaqësitë lidhur me marrjen e meritave për vizat – reagon këshilltari i Haradinajt

Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është i përfunduar dhe i pakthyeshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij për meritat që po tentohen të merren për vizat.

“Falë u kofshin meritat të gjithë atyre që po i kërkojnë”, ka shkruar ai.

“E rëndësishmja është se Kosova i ka plotësuar kriteret e liberalizimit dhe ky proces është i përfunduar dhe i pakthyeshëm. Qeveria aktuale le të vazhdojë të marrë vendime të mëdha, le të mundësojë dhe zhvillojë proceset e meritat falë u kofshin kushdo qē i kërkon. Le të ecë Kosova”.