Shpërndahet 20% për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Shpërndahet 20% për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore.

Sipas AKP-së,  shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes është 432 mijë 427 euro.

“Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 462 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20 %”, thuhet në komunikatë.

Bartja e këtyre fondeve, sipas AKP-së do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. lista-ndermarjjet