Shpërblehet Milot Rashica [Foto]

Shpërblehet Milot Rashica [Foto]

Milot Rashica është shpërblyer për paraqitjen e tij ndaj Heerenvenit të Arbër Zenelit në Eredivisie.

Ndeshja në fundjavë mes të Vitesses së Milot Rashicës e Heerenvenit të Arbër Zenelit, përfundoi baras 1:1, raporton Insajderi

Ekipet e dy yjeve të Përfaqësueses së Kosovës barazuan në kuadër të xhiros së 19-të në kuadër të kampionatit holandez.

Rashica e Zeneli luajtën që të dy titullarë në këtë takim, duke zhvilluar 90 minutat e plota, derisa paraqitje më të mirë dhuroi Rashica, që u vlerësua me 8.0, notën më të lartë të këtij takimi.

Pikërisht për këtë paraqitje mbreslënëse të tij, anësori kosovar është përfshirë në ekipin më të mirë të javës së 19-të në kampionatin holandez.

Vitesse e Rashicas pas 19 xhirove renditen në pozitën e 7-të Eredivise. /Insajderi.com