Shpend Ahmeti thotë se u befasua nga ky rival

Shpend Ahmeti thotë se u befasua nga ky rival

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti në një konferencë për medie ka thënë VV ka fituar bindshëm në këtë komunë përderisa ka konfirmuar balotazhin me Abrashin.

Ahmeti në këtë konferencë të pak minutave më parë ka thënë se ai u befasua nga Selim Pacolli i AKR-së.

“Befasia është Selim Pacolli nga AKR-ja që më duket se ka fituar rreth 10 për qind”, ka thënë Ahmeti.

Ai më tej se qëllimi i VV-së ka qenë kuvendi komunal ku sipas tij VV ka qenë e bllokuar aty, ndërsa ka konfirmuar balotazhin me Abrashin.

“Kemi fituar bindshëm në Prishtinë edhe për kryetar edhe për kuvendin komunal. Fushata jonë ka qenë e bazuar në atë komunal për shkak se kemi qenë të bllokuar në mandatin tonë të fundit. Kësaj radhe mund të them se kemi dyfishuar numrin e asamblistëve. Në garën për kryetar kemi rrit numrin edhe të 11 qershorit  kjo është ajo që kemi kërkuar t’i jepet krah Prishtinës”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com