Shpend Ahmeti thotë se Stadiumi i Prishtinës do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit

Shpend Ahmeti thotë se Stadiumi i Prishtinës do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në reagimin pas vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka thënë se stadiumi i qytetit të Prishtinës, do ta mbajë me nder emrin e tij.

Ahmeti ka shtuar se figura e Vokrrit është vështirë i zëvendësueshëm.

“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij,Fadil Vokrri!”, ka shkruar Ahmeti.