Shpend Ahmeti thotë se Blerand Stavileci “paska rrëshqite”

18.08.2017 13:12
Shpend Ahmeti thotë se Blerand Stavileci “paska rrëshqite”

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për udhëtimin e tij në Milano të Italisë, për të shikuar një ndeshje futbolli.

Përmes Facebook-ut, Stavileci ka thënë se Ahmeti iku nga Prishtina “dhe e la Prishtinën si moçal kundërmues prej shiut”, duke iu referuar reshjeve të djeshme, që bllokuan sheshet e kryeqytetit.

“Edhe biletën për në Milano sigurisht me taksa të prishtinasve e ka paguar. Ndërsa, në vend se të ndjehej i vonuar për t’u shërbyer qytetarëve, ai ndjehej i vonuar për ta parë lojën. Mbase i ka kompleksuar edhe policinë italiane dhe nuk i kanë besuar se është Kryetar i Prishtinës, kur ia kanë bërë “searching” dhe e kanë parë se Prishtinën e ka përmbytur shiu në po të njëjtën ditë!”, ka shkruar Stavileci.

“Kur u raportua se ishte arrestuar, nisi menjëherë me metodologjinë perfide të Jahtit: Jo, nuk kam qenë/Jo, kam qenë! – duke përmendur këtë radhë “Maltretime të Shengenit”, një gënjeshtër tjetër e kulluar kjo, sepse, sipas asaj që vetë po e thotë, ai nuk është ndalur për verifikim vize, por për verifikim identiteti për shkak të ndonjë “red note” të Interpolit. Plus ky paska lëvizur edhe me pasaportë të Shqipërisë. Pra, as 10 orë nuk i zgjati gënjeshtra!,” ka shtuar ai.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e të parit të Prishtinës, që ka thënë se “qeky Blerandi nime paska rreshqit!”