Shpend Ahmeti do të jetë sërish kandidat i VV-së për Prishtinën

29.07.2016 19:12
Shpend Ahmeti do të jetë sërish kandidat i VV-së për Prishtinën

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se ekziston konsensusi që Shpend Ahmeti të jetë kandidat edhe për një mandat në Komunën e Prishtinës.

“Jam shumë i bindur që nuk ka kandidat më adekuat, jo vetëm në Lëvizjen Vetëvendosje por askund tjetër. Sa i përket pozitës së kryeministrit, ka njerëz të mjaftueshëm mirëpo Shpendi është personi më adekuat për udhëheqjen e Prishtinës”, ka thënë ai.

Ahmeti është zgjedhur kryetari i Komunës së Prishtinës para rreth dy vitesh në zgjedhjet lokale të Kosovës. /Insajderi.com